VIDEO/ 47-vjeçari tenton të rrëmbejë të miturën nga dora e nënës, vajzës i thyen këmbën

Bota

VIDEO/ 47-vjeçari tenton të rrëmbejë të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 1-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në daljen e një supermarketi, ku e mitura ndodhej së bashku me prindërit. Teksa po dilte me nënë, një burrë i është vërsulur fëmijës dhe ka tentuar ta rrëmbejë. Megjithatë, ai është ndeshur me kundërshtimin e nënës, e cila e ka shtrënguar fort të bijën duke mos e lëshuar.

Nga ana tjetër, edhe krimineli 47-vjeçar ka tërhequr fort 1-vjeçaren duke bërë që ajo të përfundojë me thyerje të femurit ose kockës së kofshës.

Babai, rojet e sigurisë dhe disa klientë ndërhynë menjëherë dhe e ndaluan burrin deri në mbërritjen e policisë. 47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi të rënduar dhe plagosje të rënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion