Sulmuesi i Premier League përfshihet në aksident të rëndë

Sport

Sulmuesi i Premier League përfshihet në aksident të

Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë. Futbollisti i Premier League, pësoi një përplasje të fortë me makinën “Ferrari”.

Nuk ka ende informacion për gjendjen e lojtarit, por edhe për shkaqet e aksidentit.

Në një njoftim të West Ham, klubi konfirmon së Antionio është përfshirë në aksident të rëndë, por nuk zbulon gjendjen e tij, për të cilën do të ketë një njoftim të dytë.

“West Ham mund të konfirmojë se sulmuesi Michail Antonio është përfshirë sot në një aksident automobilistik.

Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub në këtë periudhë janë për Michail, familjen e tij dhe miqtë. Klubi do të publikojë një përditësim në një kohë të dytë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në pamjet e publikuara në internet, shihet makina e Antonio-s, e dëmtuar rëndë që mund t’i kenë shkaktuar probleme edhe lojtarit që ishte në drejtim. /tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion