Uzuni futet në historinë e Granadës, dopietë dhe spektakël nga sulmuesi kuqezi
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2024, 18:34
Sport

Futbollisti Myrto Uzuni nuk ndalet në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dopietë me Granadan, në ndeshjen shtëpiake ndaj Santander, e vlefshme për La Liga 2.
Pasi mori një asist perfekt nga Rodelas, Uzuni mposhti portierin kundërshtar me një goditje tokazi nga brenda zonës (53′). I dyti personal, erdhi në minutën e 76-të.
Uzuni numëron 11 gola në kampionat, në 15 ndeshje.
Uzuni tani është golashënuesi më i mirë në historinë e Granada-s. 29-vjeçari ka thyer rekordin e El-Arabit me 44 gola të realizuar, pasi ka shënuar 46 gola ë 103 ndeshje.


