“Të q**** mamanë shqiptare”, mediat serbe zbulojnë fjalët e Arnautoviç pas golit

Sport

“Të q**** mamanë shqiptare”, mediat serbe zbulojnë

Episodi i ndodhur në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut ka bërë xhiron e mediave ballkanasve ku protagonist u bë sulmuesi austriak Marko Arnautoviç dhe mbrojtësi shqiptar, Egzon Bejtullai.


Në një duel për topin, Bejtullai e përplasi keq sulmuesin austriak dhe e dëmtoi. Ky i fundit u bë protagonist duke shënuar golin e tretë për kombëtaren e tij dhe të nokautit për Maqedoninë e Veriut.

Në festën e golin, Arnautoviç ka sharë Bejtullain nga mamaja duke ju drejtuar me fjalët ‘’Të q**** nënën shqiptare’’. Në momentin e festimeve të golit, ndaj shokut të skuadrës reagoi dhe kapiteni i Austrisë, Davide Alaba i cili tentoi t’i mbyllte gojën sulmuesi Arnautoviç.

Rasti në fjalë është bërë publik nga mediat serbe e cila me shumë mundësi do të merret parasysh dhe nga UEFA e cila nuk i lejon thirrjet etnike në fushën e lojës. Marko Arnautoviç është futbollist me origjinë serbe, por që përfaqëson Austrinë në nivel kombëtaresh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion