E rëndë në Shkodër, gjendet i vdekur në banesë një 29-vjeçar, kishte humbur jetën prej ditësh

Aktualitet

E rëndë në Shkodër, gjendet i vdekur në banesë

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur këtë të dielë, në lagjen "Ahmet Haxhija" në Shkodër.

Dyshohet se i riu me iniciale A.D, ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepër të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion