Sporti në zi! Ndërron jetë legjenda e volejbollit shqiptar, Vangjel Koja

Sport

Sporti në zi! Ndërron jetë legjenda e volejbollit shqiptar,
Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare legjenda e vlojebollit shqiptar, Vangjel Koja. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, trajneri i ekipit të vajzave të volejbollit Orlando Koja.

Vangjel Koja e ka nisur karrierën si atlet, me pas si basketbollist dhe volejbollist duke u bërë trajner i skuadrës së Dinamos në volejboll për meshkuj.

Ai i ka dhënë shumë këtij ekipi duke fituar disa tituj kampion dhe duke lënë gjurmë edhe në kompeticione europiane. Pasionin për volejbollin Vangjeli ia trashëgoi edhe djalit të tij Orlandos i cili edhe sot po nderon emrin e babait të tij.

Homazhet do të mbahen këtë paradite në kishën e Shën Sotirit e më pas do ti jepet lamtumira e fundit legjendës së volejbollit shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion