S'ka rikthim të bujshëm! Real Madridi i mbyll derën Ronaldos, pista e vetme për portugezin mbetet…

Sport

S'ka rikthim të bujshëm! Real Madridi i mbyll derën

Cristiano Ronaldo nuk po kalon  një moment të mirë te Juventusi, teksa thuhet se prej kohësh po mendon largimin.

E ardhmja e sulmuesit te kampionët e Italisë nuk është e sigurt, teksa në rast se bardhezinjtë nuk kualifikohen në Ligën e Kampioneve atëherë largimi do ishte i pashmangshëm.

Sipas asaj që raporton “Marca”, portugezi po mendon seriozisht për një rikthim te skuadra e Realit të Madridit, aty ku arriti suksese të mëdha. Megjithatë thuhet se madrilenët i kanë mbyllur derën, pasi kanë synime të tjera në merkato për skuadrën.

Në këtë situatë, pista e vetme për 36-vjeçarin mbetet Manchester United në rast largimi, me anglezët do ishin dakord me një rikthim të CR7 në skuadrën e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion