Aksident i fortë në Kakavijë, makina përplaset me motorin, lëndohet një person

Aktualitet

Aksident i fortë në Kakavijë, makina përplaset me motorin,
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm në aksin nacional Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur Askove.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e saj.

Aktualisht nuk ka ende informacion të plotë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi dinamikën e përplasjes.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion