Videoja tronditëse, momentet kur rojet bregdetare dhunojnë emigrantët

Organizata jofitimprurës “Sea Watch” ka publikuar një video shokuese që tregon rojet bregdetare që dhunojnë emigrantët në gomone që janë nisur drejt Europës.
“Ja si sillet roja bregdetare e Libisë gjatë ndalimit të një varke. Persona në vështirësi rrihen dhe detyrohen të kthehen nga ferri nga i cili janë larguar”, shkruhet në postimin përkrah videos.
Videoja është filmuar nga ekuipazhi i anijes SeaWatch 4 dhe së bashku me fakte e prova të tjera do t’i dorëzohet autoriteteve ndërkombëtare./A2CNN
3 illegale Pullbacks bezeugt!
— Sea-Watch (@seawatchcrew) April 30, 2021
Die #SeaWatch4 beobachtete heute Morgen, wie die sogenannte Libysche Küstenwache auf Menschen in einem Schlauchboot einschlug, um im Auftrag der #EU dafür zu sorgen, dass sie gegen ihren Willen nach #Libyen zurück geschleppt werden. pic.twitter.com/uTSNrJJnA9


