Rrëfen kontratën me Milanin, Shevchenko: Braida më tha që do fitoj Topin e Artë, unë qesha

Sport

Rrëfen kontratën me Milanin, Shevchenko: Braida më tha që do

Kanë kaluar 22 vite që nga koha kur Andriy Shevchenko firmosi për herë të parë kontratën me Milanin. Për Corriere della Sera, ukrahinasi ka treguar atë moment, që nuk ja kishte idenë se do bëhej ai që është sot.

“Herën e parë që firmosa me Milanin, refuzova të shihja shifrat që ishin shkruar në të. Kalova te Milani falë Ariedo Braidës, ai pa diçka që as unë nuk e dija se e kisha. Kur ftoi Gallianin në Ukrainë për të më parë, unë luajta një ndeshje të tmerrshme, por Braida më mbrojti. Më solli një fanellë të Milanit me emrin tim kur erdhi në shtëpinë time për të më bindur të firmosja. Do të fitosh Topin e Artë me këtë fanellë. Unë dhe babai im qeshëm, por ai kishte të drejtë.

Rrëfen kontratën me Milanin, Shevchenko: Braida më tha që do

Suksesi ynë nuk erdhi prej talentit, por nga cilësitë njerëzorë të individëve që ishin pjesë e Milanit. Ishim një grup njerëzisht inteligjentë. E shihni ku jemi sot? Pothuajse të gjithë punojnë si trajnerë ose si drejtues klubesh“, deklaron Shevchenko.

ME TE LEXUARAT