"Je një..." Trump sulmon gazetaren e CNN në Shtëpinë e Bardhë, degradon situata

Bota

"Je një..." Trump sulmon gazetaren e CNN në
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është përfshirë në një përplasje verbale me gazetaren e CNN-së, Caitlan Collins, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “humbëse” pasi kjo e fundit i drejtoi pyetje për të ardhmen e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përplasja nisi kur Collins e pyeti Trump nëse do ta mbështeste Hegseth në detyrën e tij, në një kohë kur në Kongres po ngrihen zëra për nisjen e procedurave të shkarkimit ndaj tij.

Gazetarja iu referua gjithashtu qëndrimit të kongresmenit republikan Thomas Massie, i cili ka ngritur akuza ndaj sekretarit të Mbrojtjes dhe ka kërkuar llogaridhënie për veprimet e tij.

Pyetjet duket se shkaktuan irritimin e presidentit amerikan, i cili reagoi duke sulmuar personalisht gazetaren dhe median ku ajo punon. 

“Massie është një humbës, ashtu siç je edhe ti një humbëse në CNN. Shikueshmëria jote është një dështim. Massie është një humbës i plotë”, deklaroi Trump. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion