Balla: Sapo të mbyllim zgjedhjet, marrim datën për konferencën e parë ndërqeveritare

Politikë

Balla: Sapo të mbyllim zgjedhjet, marrim datën për

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Tualant Balla, foli për media pas takimit me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci, ku tha se duhen siguruar zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill.

Numri dy i PS tha se partia humbëse duhet të pranojë rezultatin, ndërsa i bëri thirrje PD të heqë dorë nga mosnjohja e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike. Duhet të marrim të gjitha përgjegjësitë për të garantuar një proces të rregullt. Humbësi duhet të pranojë rezultatin. PD duhet të heqë dorë nga mosnjohja e rezultatit. Shqiptarëve ju intereson standardi i këtyre zgjedhjeve, që lidhet me procesin e integrimit. Sapo të mbyllim zgjedhjet, ne presim datën për konferencën e parë ndërqeveritare. Të jesh i pari në listë nuk është ndonjë përgjegjësi, të jesh te kufiri është marrja e një përgjegjësie. Unë e kam thënë që do doja të isha i nënti në listë. PS e Shqipërisë do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Thirrja ime është për PD dhe përfaqësuesin qesharak të Bashës në Elbasan, është që të heqë dorë nga lumi i akuzave që iu bën qytetarëve të Elbasanit”, tha Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nga gazetarët për publikimin e të dhënave të qytetarëve, Balla u shpreh se ato nuk ishin të dhënat që ka PS.

“PS është partia më e madhe në vend, sigurisht që ka të dhënat e saj, të dhënat e servirura me pagesë nga një media pranë PD nuk korrespondojnë aspak me të dhënat që disponon PS. Pra, të dhënat e publikuara nuk kanë të bëjnë aspak me të dhënat që ne kemi. Janë të sajuara. Nëse Basha nuk heq dorë, është kukulla në duart e Saliut dhe Ilirit. Nuk merr asnjë vendim. Dëshira jonë e madhe është që të shkëputet nga dy keqpërdoruesit dhe të fitojë lirinë. Mua më intereson që populli i Elbasanit të votojë masivisht më 25 prill. Besoj që ajo që do fitojë më 25 prill, do të jetë e ardhmja. Projektet e mëdha na presin së bashku për t’i zbatuar”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT