Rey Manaj përfundon në spital para ndeshjes me Serbinë, u helmua nga ushqimi

Sport

Rey Manaj përfundon në spital para ndeshjes me Serbinë, u helmua

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj ka kaluar disa ditë jo të mirë në grumbullimin me kuqezinjtë.

Futbollisti lushnjari ka pësuar një helmim nga ushqimi dhe për dy ditë ka bërë serume në spital, kjo pas një temperature të lartë, bën me dije Top Channel.

Mungesa e tij me ekipin dhe stërvitja individuale ngritën pikëpyetje për Manaj, ndërsa FSHF më herët kishte njoftuar se sulmuesi vuante një virozë. 

Manaj ka lënë gjithçka pas dhe pritet që sot të jetë në stërvitje me grupin, pasi në trajnimin e fundit u pa të bënte ushtrime veçmas.

Shqipëria luan kundër Serbisë të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion