Pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonin kokainë nga Amerika Latine, arrestohet ish-ylli i Interit

Sport

Pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonin kokainë nga

Ish-mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, është arrestuar si pjesë e një hetimi për kontrabandën e kokainës.

36-vjeçari, i cili para pak ditësh u bashkua me Lokeren-Temse, skuadër e vendlindjes së tij në Belgjikë dhe madje shënoi në debutimin e tij këtë të premte, me anë të një goditje nga këndi.

Megjithatë, The Sun raporton se të hënën në mëngjes u zbulua se ish-ylli i Romës dhe Interit u arrestua nga policia si pjesë e një hetimi për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerp.

Përafërsisht, 30 shtëpi u bastisën në zonat e Antwerpen dhe Bruksel si pjesë e goditjes.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit tha: “Policia gjyqësore federale e Brukselit kreu tridhjetë kontrolle të shtëpive të hënën në mëngjes në kontekstin e një dosjeje nga departamenti i krimit të organizuar të zyrës së prokurorit publik të Brukselit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion