I dënuar me 25 vite për vrasjen e çiftit, dyshimet e para për trupin e gjetur në Koman

Aktualitet

I dënuar me 25 vite për vrasjen e çiftit, dyshimet e para

Nik Tonaj dyshohet se është personi i gjetur i vdekur në ujërat e Komanit.

Sipas burimeve, policia e Shkodrës është njoftuar mesditën e djeshme se një trup i pajetë ka dalë në sipërfaqen e ujit, ndërkohë që ditën e sotme u dha njoftimi për shtyp.

Efektivët e policisë u nisën me shpejtësi drejt lumit të Shalës për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë. Pas disa orëve kërkime, ata kanë arritur ta lokalizojnë dhe të nxjerrin. Deri në këto momente nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së tij, nëse kemi të bëjmë me vrasje kriminale, apo arsye të tjera.

Trupi i viktimës është nisur në drejtim të Tiranës për t’iu bërë autopsia dhe ekspertiza mjekoligjore. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore për identitetin e të ndjerit, por policia dhe Prokuroria e Shkodrës nëpërmjet informacioneve operative kanë dyshime të forta se bëhet fjalë për shumë të kërkuarin.

Nik Tonaj është emër i njohur nga uniformat blu. Ai është i dënuar me 25 vite burg në mungesë, për vrasjen e Nik dhe Lula Pjollaj më 13 korrik të vitit 2003.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion