Pas zhgënjimit në kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja rikthehet në fushë! Ja ekipi me të cilin do përballet

Sport

Pas zhgënjimit në kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja

Qershori do të jetë muaji kur Kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në kualifikueset e Kupës së botës.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion