“U duk sikur ishte tërmet”, gjashtë viktima nga shpërthimi i fuqishëm në një fabrikë çeliku në Turqi, dhjetëra të plagosur

Bota

“U duk sikur ishte tërmet”, gjashtë viktima nga

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë hekuri dhe çeliku pranë qytetit të Izmirit, në Turqinë perëndimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, ndërsa bilanci i viktimave u rrit gradualisht gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, sipas autoriteteve vendase.

Fillimisht, zyra e guvernatorit raportoi për tre viktima, 14 të plagosur dhe 10 persona të bllokuar nën rrënoja. Në një njoftim të mëvonshëm, autoritetet konfirmuan se një prej të plagosurve kishte ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë, të nxjerrë nga rrënojat, nuk kishin mundur t’u mbijetonin plagëve.

Si pasojë, numri i viktimave arriti në gjashtë. Operacionet e kërkim-shpëtimit u përqendruan në zonën e fabrikës, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin situatën dhe të përcaktojnë rrethanat e shpërthimit.

Dëshmitari okular Deniz Ulker, i cili po kalonte pranë fabrikës në momentin e shpërthimit, tha se gjithçka u ndje si një tërmet.

“U duk sikur toka po lëvizte poshtë këmbëve tona, mendova se ishte tërmet. Kur pashë fabrikën përtej rrugës, vura re se prej saj po dilte tym i zi dhe i dendur. Një zjarr kishte shpërthyer në zonën ku ndodhej oxhaku”, deklaroi Ulker për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Ndërkohë shkaqet e incidentit nuk janë bërë ende të ditura në informacionin e publikuar nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion