Vrasja në Memaliaj/ Autori emër i njohur për drejtësinë, dalin detaje për të shkuarën kriminale

Aktualitet

Vrasja në Memaliaj/ Autori emër i njohur për

Të tjera detaje janë zbuluar nga të shtënat me armë të së martës në qytetin e Memalijat, Tepelenë, ku humbur jetën 30-vjeçari, Endri Goxhaj dhe u plagos një tjetër.

Autori i dyshuar, Donald Nelaj rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në moshën 21-vjeçare është përfshirë në listën e personave të dyshuar për trafik droge, si pjesë e një grupi kriminal.

Në nëntor të vitit 2018, policia e Sarandës sekuestroi 32.35 kg kanabis, si dhe një automjet tip ‘BMË X5’, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet e zhvilluara në atë kohë zbuluan se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kishin kërcënuar me jetë Mikel Jorgji, i cili dyshohet se kishte ndërmjetësuar kontaktin e tyre me disa anëtarë të grupit nga Tepelena.Sipas të dhënave, Donald Nelaj është dënuar në vitin 2018 si pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me persona të tjerë.

Po ashtu ai ka qenë autor dhe bashkëpunëtor në grabitjen e një pike Exchange në Tepelenë. Në grabitjen e dhunimin e kambistit ka pasur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe i plagosuri Dario Nelaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion