Nuk vonon edhe vendimi i Interit, klubi italian heq dorë nga Super Liga

Sport

Nuk vonon edhe vendimi i Interit, klubi italian heq dorë nga Super Liga

Interi heq dorë nga ideja për tu bashkuar me Super Ligën Europiane, duke lënë në grup vetëm Milanin dhe Realin e Madrid. Bëhet me dije se ky është klubi i parë italian që merr këtë vendim, ndërsa më herët braktisi këtë ide Atletiko Madrid dhe skuadrat angleze.

Lajmin e bëri vetë klubi në faqen e tyre zyrtare online,

“FC Internazionale Milani konfirmon se klubi nuk është më pjesë e projektit për Superligën Evropiane. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për t’iu ofruar tifozëve përvojën më të mirë në futboll; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë gjithmonë pjesë e ADN-së sonë që prej themelimit”, thuhet  në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion