De Biazi reagon për patronazhistët: Ç’dreqin është ky? Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

Sport

De Biazi reagon për patronazhistët: Ç’dreqin

Çështja e patronazhistëve, ka shkuar edhe në veshin e ish trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi. Italiani, në një intervistë për “Panorama Sport”, De Biazi u pyet për patronazhistin e tij.

“Ç’dreqin është ky?”, reagon ai, dhe pasiu iu shpjegua detyra e patronazhistit, De Biazi replikoi: Edhe ç’lidhje kam unë me këtë? Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Pasi iu tha se patronazhisti i tij quhet Alban Hoxha, ai u përgjigj: Hëm… as ia kam idenë. Paska edhe të njëjtin emër me portierin, por nuk kam asnjë lidhje. As kemi pasur ndonjëherë biseda së bashku për politikë, as nuk e kam idenë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. Ju lutem, unë nuk jam përfshirë ndonjëherë me politikën. Më del dhe më tepron sporti. Dua të qëndroj jashtë kësaj. Sigurisht, sapo mësova një gjë të çuditshme, por nuk dua të përzihem fare. Gjeni këtë tipin që më spiunonte mua edhe pyeteni, nuk dua fare të merrem me këtë.

ME TE LEXUARAT