Një hero si Armando Broja, familjarët e tij flasin për sakrificat para suksesit

Sport

Një hero si Armando Broja, familjarët e tij flasin për sakrificat

Në këtë fushë të vogël në banesën e babait në Malësinë e Madhe Armando Broja tregoi dashurinë për futbollin që në moshë të hershme. Kjo portë qëndron prej më shumë se 10 vitesh në këtë oborr ku ylli i kombëtares shqiptare shënoi golat e parë në fëmijërinë e tij. Edhe pse lindi në Angli, Armando thuajse çdo vit ka ardhur në fshatin e babait në Kamicë duke takuar kushërinjtë e bashkëfshatarët. Festim Broja dhe Sokol Broja janë dy kushërinj të tij dhe një bashkëfshatar Idriz Kurtulaj që tregojnë marrëdhëniet e mira me familjen e Armandos, heroi që i dha Shqipërisë fitoren me Hungarinë dhe se si për arsye ekonomike emigruan prej mëse 20 vitesh.

Festim Broja disa herë ka shkuar në Angli duke u takuar me Armando dhe familjen e tij ndërsa kanë ndarë shumë momente sëbashku duke ruajtur afrimitetin mes kushërinjsh. Festimi thotë se prej 10 vitesh talenti i kombëtares shqiptare stërvitet intesivisht me sportin e futbollit dhe rrëfen se si nëna e tij Blerina ka sakrifikuar duke shoqëruar kudo në stërvitje e ndeshje djalin e saj Armandon.

Një hero si Armando Broja, familjarët e tij flasin për sakrificat

Golin e shënuar ndaj Hungarisë dhe fitoren që Broja i dha kombëtares kuqezi e përjetuan me një emocion të madh. Ahmet Musiqaj, nip në fshatin e Kamicës tregon një fakt interesant se si babai i Armandos, Xhevahir Broja ka investuar para për të rikonstruktuar varrezat e gjithë fshatit Kamicë. Në fshatin Kamicë nga ku rrjedh sulmuesi kuqezi Broja krenaria për suksesin e Armandos është e pafundme.

Një hero si Armando Broja, familjarët e tij flasin për sakrificat

Armando Broja nuk ka nevojë për ftesë që të rikthehet në fshatin e tij në Kamicë ashtu siç ka bërë gjithmonë në fëmijëri dhe gjatë adoleshencës. Të gjithë në fshat janë të sigurt se nuk do ta harrojë fshatin e familjes së tij. I gjithë fshati Kamicë por edhe Malësia e Madhe do të jenë tifozë të përjetshëm të Armando Brojës kudo që të jetë ai ndërsa i urojnë sa më shumë suksese në karrierën e tij që sapo ka nisur në nivelet e larta të futbollit./BW

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion