Mourinho për rrëzimin e Eriksen në fushë: Nuk i mbajta dot lotët...

Sport

Mourinho për rrëzimin e Eriksen në fushë: Nuk i mbajta dot

Ish-trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho zbuloi në një intervistë për “TalkSPORT” se ai qau dhe u lut pasi pa dje Christian Eriksenin duke u shembur në tokë në ndeshjen e Euro 2020 kundër Finlandës dje.

Për fat të mirë, pasi mori trajtim në fushë në fundin e pjesës së parë, Eriksen u dërgua më pas në spital dhe u stabilizua.

“Kam qarë dje, jam lutur dje për Eriksenin. Zoti po shikonte futboll dje”, tha shkurtimisht Jose Mourinho.

Trajneri nga Portugalia tha se ai kishte biseduar me yllin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili dukej i sigurt për gjendjen e Eriksen.

Eriksen luajti nën urdhrat e Jose MourinhoS te Tottenhami dhe aty ishte edhe fundi i aventurës së tij me skuadrën angleze.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion