Milani “luftë” në merkato, kërkon të marrë yllin e Sassuolos
Lajmifundit
/
29 Maj 2021, 14:48
Sport

Milani vazhdon të kërkojë në merkato përforcime në krahun e djathtë të sulmit. Mësohet se kuq e zinjtë nuk po binden nga Samu Castillejo dhe në vend të tij mund të vijë Domenico Berardi.
Sassuolonga ana tjetër kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lire.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Milani ka gati 20 milionë euro + kartonin e mbrojtësit Mattea Gabbia. Nga ana tjetër, Maldini-Massara po tentojnë të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen me Berardin, i cili numëron 4 gola në 10 ndeshje të luajtura me Italinë.


