Goditja me plumb gome e ligjvënësit demokrat, Marjana Koçeku: Polici e qëlloi duke e njohur se është deputeti Kliti Hoti

Deputetja Marjana Koçeku ka dënuar goditjen e deputetit demokrat, Kliti Hoti, me plumb gome nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë protestës antiqeveritare që po zhvillohet nè Tiranë.
Deputetja shkruan se veprimi i punonjësit të Policisë së Shtetit është joprofesional dhe në shkelje të Kushtetetuës.
Reagimi i plotë:
Dënoj ashpër goditjen me plumba goma ndaj deputetit të Shkodrës Kliti Hoti. Qartazi polici e ka goditë në nervozizëm e sipër dhe tue njoftë deputetin Hoti.
Kjo sjellje e policit asht jashtë çdo norme profesionale dhe në shkelje të kushtetutës. Shteti duhet me reagu siç reagon nji shtet i BE-së kur policia qëllon me plumba gome nji deputet.
Kërkoj pezullimin e menjihershëm nga detyra të efektivit të policisë, reagim publik nga Kryetari i Kuvendit, hetim të pavarun dhe përgjegjësi ligjore për këtë akt dhune që shkel haptazi Kushtetutën.
Shpreh solidaritet për kolegun Hoti!


