Dita e paqeruajtësve të OKB, Xhaçka: Nderim sakrificës së burrave dhe grave që rrezikojnë jetën e tyre

Aktualitet

Dita e paqeruajtësve të OKB, Xhaçka: Nderim sakrificës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, ka nderuar ushtarët që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqen. Xhaçka, përmes një postimi në Facebook ministrja ka publikuar foto të Efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara ne nderojmë të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet.

Nderim sakrificës së tyre! ????️Në foto ????: Efektivet e Forcave të Armatosura ????????, të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut”, shkruan Xhaçka.

ME TE LEXUARAT