Luiza Gega flet para Lojrave Olimpike: Kam emocione, pavarësisht eksperiencës

Sport

Luiza Gega flet para Lojrave Olimpike: Kam emocione, pavarësisht

Luiza Gega do jetë pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike. Në një intervistë për “Ëake- up”, ajo ka treguar emocionet para kësaj experience.

“Nuk ka kaluar as 24 orë nga bërja e tamponit, e bëjmë çdo ditë. Kishim një tranzit në Stamboll, u akomoduam në hotelin e aeroportit dhe gjeta mundësinë që të mos humbja stërvitjen, mos të humbasë dita pa stërvitje. Këtë gjë e bëj pasi nuk janë hapur ende ambientet për sportin e atletikës, pasi ne i fillojmë garat më vonë.

Luiza Gega flet para Lojrave Olimpike: Kam emocione, pavarësisht

Kam emocione, jo bllokuese normalisht, por është një aktivitet kaq i madh që të gjithë e ëndërrojnë dhe kemi vite që përgatitemi. Emocionet janë, pavarësisht eksperiencës ndër vite, prapë emocionet e garës duket se do i kem gjithë jetën. Uroj të realizojmë objektivat për të cilat lodhemi dhe punojmë çdo ditë”, ka treguar ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion