“Luftë” në fushë, përleshen keq lojtarët e Lyon dhe Monacos

Sport

“Luftë” në fushë, përleshen keq lojtarët e

Si rrallë herë, ndeshja e Lyon dhe Monacos ka përfunduar me përleshje fizike mes lojtarëve. Mësohet se për pasojë Mattia De Sciglio dhe Marcelo nga Lyoni dhe Pietro Pellegrini dhe Willem Geubbels u përjashtuan me kartonë të kuq në minutën e 96-të, pasi një përleshje e madhe dhe e pakontrolluar shpërtheu mes lojtarëve në fushë.

Mediat sportive ndërkombëtare shkruajnë se Maxence Caqueret i Lyonit ishte përjashtuar me të kuq 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë që ndeshja përfundoi me fitoren e Lyon, me golin e Rayan Cherki. Kjo fitore ia ngjall Lyonit shpresat për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, derisa ia humb shpresat Monacos për titull në Ligue 1.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion