Gjesti i rrallë i çiftit në Kanada, adoptuan të moshuarën: Ajo nuk ka fëmijë, do përfundonte në azil (Foto)

Një vepër e rrallë është raportuar në Kanada, që ka frymëzuar shumë njerëz.

Bëhet fjalë për Marikle Finlay dhe bashkëshorti i saj Karin Cope që vendosën të adoptojnë shoqen e tyre, Elisabeth Bigras 20 vite më e madhe se ata.
Mediat shkruajnë se çifti pasi dolën në pension, vendosën që të jetojnë në një vend bregdetar dhe me vete morën edhe shoqen e tyre.

“Elisabeth Birgas nuk ka fëmijë, dhe shumë shpejt ajo do të përfundonte në ndonjë azil për të moshuar”, u shpreh çifti.

Ata tashmë kanë krijuar një familje atipike, ku të tre së bashku kalojnë pjesën më të madhe të ditës, duke provuar eksperienca të reja dhe duke udhëtuar.


