Covid-19 pa mëshirë, infekton pothuajse 20 milionë njerëz në Indi

Bota

Covid-19 pa mëshirë, infekton pothuajse 20 milionë njerëz

Situata kaotike në Indi, për shkak të Covid-19 vijon, duke raportuar çdo ditë, rekord të rasteve të infektuarve. Mësohet se vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 300,000 raste të reja me koronavirus, duke prekur shifrën 20 milionë që nga fillimi i pandemisë, një vit më parë.

Prej kohësh, spitalet në Indi po përballen me probleme me shtretër, mungesë të oksigjenit dhe të ilaçeve. Kjo ka detyruar qeverinë që të kërkojë ndihmë nga vendet jashtë, ku iu është përgjigjur Britania duke dërguar 1,000 ventilatorë në Indi. Të premten, atje arriti edhe një kontingjent ndihmash nga SHBA-ja, i cili përfshinte bombola oksigjeni, maska dhe teste të shpejta diagnostikuese.

Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, rezistoi në vendosjen e një izolimi mbarëkombëtar, por shumë shtete vendosën kufizimet e veta për të frenuar koronavirusin. Qeveria po përballet me kritika në rritje për shkak të trajtimit të pandemisë dhe vendimit për të lejuar tubime të mëdha zgjedhore dhe festivale fetare, në javët e fundit.

ME TE LEXUARAT