Luftë me vdekjen në fushën e futbollit, përmirësohet gjendja e Erikson: “Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti”

Gjendja shëndetësore e Cristian Erikson është përmirësuar dhe tani vetëm kjo gjë ka rëndësi. Mësohet se ylli Interist ka thënë: ““Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti”.
Kështu është shprehur CEO i Interit, Bebe Marotta, për Rai. “Eriksen na dërgoi një mesazh mbrëmë. Ai demonstron harmoninë që ekziston brenda klubit tonë. Menduam që e gjitha do të ishte situatë dramatike. Por falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit të Eriksen te Danimarka, por edhe stafit mjekësor, gjendja e tij është e mirë.
Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë treguar dashuri për Interin, sporti ka provuar që ka vlera tepër të larta, sa i përket episodeve të tilla. Eriksen tashmë është në duart e mjekëve danezë, ndërsa mjekët tanë, janë në kontakt të vazhdueshëm me ata.”
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, mjeku i ziklatërve, Piero Volpi tha: “Ne kemi kaluar një kohë të keqe, jo unë, por e gjithë familja jonë Interiste. Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara. E rëndësishme është që është mirë. Ai s’ka paraqitur asnjë problem më përpara, asnjë, qoftë edhe një hije dyshimi që të kuptohet që ka pasur problem”.
Kujtojmë se erikson ra pa ndjenja në fushë, gjatë ndeshjes Danimarkë- Finlandë. Gjendja e tij dukej e rënduar pasi shumë minuta qëndroi në fushë pa u përmendur.


