Konstatohen duke ndërtuar pa leje, arrestohen dy shtetas në Tiranë

Aktualitet

Konstatohen duke ndërtuar pa leje, arrestohen dy shtetas në

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas ditën e sotme, pasi janë konstatuar duke bërë ndërtime pa leje. Blutë njoftojnë se kanë arrestuar 49-vjeçarin në lagjen “Ymer Kurti”, pasi po ndërtonte pa leje në lokalin e tij.

Po ashtu, është arrestuar një tjetër 49-vjeçar në fshatin Bastar Murriz, pasi edhe ai, në lokalin e tij po ndërtonte pa leje.

“Tiranë/ Vijojnë kontrollet  për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje. Goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion