Detajet/ Shpejtësia shkaktoi përplasjen e 3 mjeteve në Fushë- Krujë, i plagosur edhe një foshnje

Aktualitet

Detajet/ Shpejtësia shkaktoi përplasjen e 3 mjeteve në

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Tiranë. Mësohet se janë tre të plagosur, dy gra edhe një foshnjë. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e mjetit “Benz”, duke bërë që ai të godasë nga pas mjetin “Opel”, ku udhëtonte familja Doçi.

Mësohet se njëra nga gratë e plagosura ka ndenjur e shtrirë për më shumë se gjysmë ore, duke pritur ambulancën nga Kruja, pasi Fushë Kruja ka vetëm një autoambulancë, e cila ka dërguar te Trauma foshnjën.

Të plagosurit janë dërguar në Tiranë dhe gjendja e tyre nuk dihet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion