Kush është Nuria Martínez Salas, e vetmja femër në stolin e Spanjës në ‘Euro 2024’?

Ajo është një nga figurat më të rëndësishme të delegacionit spanjol, por jo shumë e dinë emrin e saj. Ajo quhet Nuria Martínez Navas, e vetmja femër në stolin e skuadrës spanjole në Eurokupë, është menaxhere e ekipit. Në fakt, ajo luan një rol vendimtar në menaxhimin dhe koordinimin e ekipit dhe ka përvojë të gjerë në këtë rol.
Karriera e saj në sport zgjat më shumë se dy dekada, dhe para rolit të saj aktual, ajo ka punuar me Federatën Spanjole të basketbollit dhe si drejtoreshë e marrëdhënieve institucionale te Atlético Madridi.
Martínez Navas zëvendësoi Silvia Dorschnerova si menaxhere e ekipit kombëtar në vitin 2021, pasi kishte punuar së bashku me të për të fituar përvojë në këtë pozicion. Dorschnerova e kishte mbajtur këtë post për gati 30 vjet, ku u vendos si një figurë historike në Federatën Spanjolle të Futbollit.
Menaxheri aktual i ekipit është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të ekipit, duke siguruar që të gjitha operacionet dhe planet të ekzekutohen në mënyrë korrekte. Kjo përfshin detyra administrative si menaxhimi i minutave të ndeshjes, komunikimi me gjyqtarët dhe përfaqësimi i Spanjës në takimet zyrtare me FIFA dhe UEFA. Për më tepër, prania e saj është e dukshme në stol gjatë ndeshjeve, duke ndihmuar drejtpërdrejt trajnerin dhe duke siguruar që gjithçka të ecë normalisht.
Kontributi i saj është një pjesë thelbësore në makinerinë e brendshme të skuadrës spanjole, veçanërisht në kompeticionet e nivelit të lartë si Kupa e Botës, në të cilën ajo mori pjesë tashmë në edicionin e fundit kur trajner ishte Luis Enrique, apo Euro 2024 aktual, ku Martínez Navas po merr pjesë si pjesëtar i ekipit teknik të drejtuar nga Luis de la Fuente.


