Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

Sport

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në

Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme.

Kombëtarja do të përballet nesër me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion