Klubet sportive “bëhen” bashkë, kërkojnë përjashtimin e Juventus dhe Real Madridit nga Champions League
Lajmifundit
/
22 Prill 2021, 14:46
Sport

Real Madrid dhe Juventus nuk pranojnë të dalin nga Super Liga Europiane, duke i qëndruar besnik deri në fund. Ky rebelizëm nga dy këto skuadra, nuk është pritur aspak mirë nga shumë klube të futbollit europian. Këta të fundit, kanë kërkuar që dy skuadrat në fjalë, të përjashtohen nga Champions.
Lajmi u bë me dije nga mediat italiane, ku shkruajnë se UEFA po mendon që t’i shmangë situata të tilla, duke përfshirë klauzola. UEFA po mendon edhe për ndryshime në rregullat e FFP dhe vendosjen e pagave tavan.