Kjo është sportistja më e pasur se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Sport

Kjo është sportistja më e pasur se Cristiano Ronaldo dhe Lionel

Yjet e  skuadrës së Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe PSG, Lionel Messi mund të jenë superstarë në botë, por pasuria e tyre neto është ende më e vogël se ajo e një kalërueseje estetike daneze.

31 vjecarja Anna Kasprzak ka përfaqësuar Danimarkën në lojrat olimpike të kalërimit artistik në vitet 2012 e 2016, dhe u rendit e katërta në konkurimin e fundit në Londër.

Ronaldo e Messi nga ana tjetër janë dy futbollistët më të mëdhenj të kësaj gjenerate, me çmime të panumërta individuale  sportive në dy dekadat e fundit.

I renditur i treti në listën e sportistëve më të paguar në botë nga Forbes për vitin 2021 Ronaldo ka arkëtuar vjet rreth 100 milionë dollarë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, në vitin 2020 ai u bë sportisti i parë me më shumë se 1 miliardë dollare të ardhura.

Por megjithse nuk është e njohur jashtë kalërimit të saj, Anna Kasprzak është teknikisht një nga sportistet me të pasura të planetit.

Pasuria e saj llogaritet nga revista Forbes në rreth 1.1 miliardë dollarë, dhe jo vetëm nga aktivitetet me kuajt.

Kasprzak, bashkë me të vëllanë Andre dhe nënën Hanni, zotëron prodhuesit e këpucëve ECCO.

Kompania është përhapur në 90 vende me 2,200 dyqane.

Ronaldo e Lionel Messi janë përcaktuar gjithë kohës nga arritjet e njëri-tjetrit dhe kanë qenë gjithmonë pranë në listën e Forbes për arkëtimet.

Për vitin 2021 argjentinasi i Paris Saint-Germain fitonte rreth 110 mimlionë dollarë.

Pra sipas llogaritjeve pasuria e përbashkët e Messi e Ronaldo arrin pak më poshtë se 900 milionë dollarë.

Ndërsa pasuria e Kasprzak lë prapa dy futbollistët duke arritur falë biznesit familjar në 1.1 miliardë dollarë./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion