Humbi jetën 62-vjeçarja, zjarrfikësi e konfirmon: Banesës në Astir i vuri flakën djali

Aktualitet

Humbi jetën 62-vjeçarja, zjarrfikësi e konfirmon: Banesës

Arjan Ahmetaj nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm.

Sipas tij zjarri është vendosur nga djali, i cili ka dyshime se është me probleme të shëndetit mendor.

‘Zjarri ka qenë i menjëhershme. Kemi një zjarrvënie të vënë nga autori, nga djali. Ka pasur probleme familjare brenda familjes.’- tha Ahmetaj.

Njoftimi i policise:Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodjan Osmenaj, 36 vjeç. 

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Hava Osmënaj, ndërsa shtetasi Klajdi Osmënaj, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT