Ndahet nga jeta gazetari i njohur, ishte me COVID, miku: Na trishtove o Tan

Ndahet nga jeta gazetari i njohur Artian Tepelena i cili prej disa javesh ishte prekur nga COVID.
Prej kohësh ishte në betejë me Covid-19, betejë të cilën fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte.
Gazetari ishte i shtruar prej kohësh në spital, ku edhe po merrte trajtim për t’i bërë ballë Covid-19.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin.
Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.
“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi-shkruan nje nga miqte e tij ne rrjetet sociale.


