Goli i historisë në Conference League, Shkëndija “duartroket” Latifin (VIDEO)

Sport

Goli i historisë në Conference League, Shkëndija

Shkëndija mori një barazim 1-1 ndaj Jagiellonas, në ndeshjen e vlefshme për Conference League. Përtej rezultatit që mund të konsiderohet pozitiv, goli i realizuar nga Latifi për skuadrën shqiptare është historik, pasi është i pari për Shkëndijën në këtë garë europiane.

 

Postimi i Shkëndijës për golin historik të Latifit.

Për herë të parë në histori, Shkëndija po luan në fazën kryesore të garave evropiane, dhe emri i Latifit tashmë është i gdhendur në librin e artë të klubit. Kuqezinjtë debutuan në Madrid përballë Rayo Vallecano-s (2:0), më pas fituan në Shkup ndaj Shelbourn-it të Irlandës (1:0, autogol i Patrick Barrett në 90’+2), ndërsa ndeshja e së enjtes solli edhe golin e parë zyrtar të një futbollisti të Shkëndijës në këtë fazë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion