Frankfurt ka nisur bisedimet me Lacion, kërkon Taren si drejtor sportiv
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 14:55
Sport

Aintraht Frankfurt po mendon të emërojë si drejtor sportive Igli Taren. Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari është shumë i preferuar në Gjermani dhe kanë filluar diskutimet e para që të rekrutojnë 47-vjeçarin.
Ndërkohë që Frankfurt ka konkurrencë me Milanin, pasi edhe kuqezinjtë e kanë kërkuar Taren në verën e shkuar, por marrëveshja nuk u bë.
Aktualisht, Tare është pjesë e Lacios që nga viti 2009, puna e të cilit është komplimentuar gjithmonë.


