Ertjan Kofsha, i treti i Europës në peshngritje me 2 medalje bronzi, thyen 4 rekorde europiane

Sport

Ertjan Kofsha, i treti i Europës në peshngritje me 2 medalje bronzi,

Në kampionatin Europian të të rinjve që po zhvillohet në qytetin e Durrësit sportisti shqiptar Ertjan Kofsha i Shtërmenit arriti të renditet në vendin e tretë me dy medalje bronzi duke thyer përkohësisht edhe 4 rekorde europiane, por që më pas u thyen nga fituesi i medaljes së artë, duke mbajtur ai me emrin e tij këtë arritje.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes Kofsha ngriti 158 kg në të dytën 162 kg duke entuzjazmuar të pranishmit pasi ishte ky momenti që theu rekordin. Rivaliteti me bjellorusin Pauliukavets dhe hungarezin Jajvani u pasurua me ndërrime te vazhdueshme peshash deri ne provat e treta respektive. 

Ertjan Kofsha e çoi tentativën e fundit ne shkëputje deri në 167 kg por në pedanë nuk shkoi ashtu siç shpresonte talenti kuqezi. Në përfundim arriti të marrë një vend i tretë i merituar gjithësesi në europian në këtë stil.

Ndërkoh në stilin e shtytjes, sportisti shqiptar e nisi shkëlqyeshem dhe guxoi me 191 kg me sukses. Në provën e dytë, Ertjan Kofsha ngriti 194 kg ndërsa në finale mbi supe provoi 198 kg por nuk ia doli. Në dygarësh vendi i tretë dhe dy medalje bronzi, një rezultat shumë i mirë për shtangën shqiptar që këtë të diel theu 4 rekorde europiane përkohësisht.

Kampionati Europian i peshengritjes për të rinj dhe moshat U-23 që po zhvillohet në Durrës, do të ulë siparin me ceremonine e mbylljes më 5 nëntor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion