Ekspertët e basteve thonë fjalën e tyre, nuk kanë dyshim për favoritin e Serbi-Shqipëri
Lajmifundit
/
9 Tetor 2025, 16:43
Sport

Shqipëria do të masë forcat me Serbinë, më 11 tetor ora 20:45. Ndeshja e ditës së shtunë është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ekspertët e basteve kanë publikuar kuotat e para për këtë takim. Serbët janë dukshëm më të favorizuar për të fituar në ndeshje, pikërisht me koeficientin 1.7.
Triumfi i Shqipërisë mund të gjehet deri në kuotën 5.5. Barazimi ndërkohë mban koeficientin 3.5
Shqipëria dhe Serbia e barazuan pa gola takimin e tyre të parë në “Air Albania”. Kuqezinjtë patën si peng edhe një penallti të humbur nga Rei Manaj.
KUOTAT E BASTEVE
Serbi – Shqipëri



