Ekipi italian "pushtohet" nga Covid, gjashtë pozitivë brenda grupit

Sport

Ekipi italian "pushtohet" nga Covid, gjashtë pozitivë brenda
Problemet nga Covid-19 janë përsëri të pranishme tek Empolit. Klubi toskan, përmes një deklarate zyrtare, njoftoi pozitivitetin ndaj Covid-19 të gjashtë pjesëtarëve, që i përkasin grupit të ekipit.

Ata që morën infeksionin e virusit tashmë janë vendosur në izolim. Për pasojë, klubi italian njoftoi anulimin e ndeshjes miqësore kundër Cuoiopelli, e cila duhej të luhej sot në orën 18:00, në Santa Croce sull’Arno.

Skuadra e drejtuar nga Aurelio Andreazzoli do të rifillojë stërvitjen pasdite për të vijuar përgatitjet në funksion të sezonit 2021-2022. Deri në një njoftim tjetër, seancat e trajnimit do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion