Gara për kandidatët në Tiranë, Fatmir Xhafaj drejt thyerjes së herësit në Kryeqytet!

Politikë

Gara për kandidatët në Tiranë, Fatmir Xhafaj drejt thyerjes

Vota nominale për kandidatët duket se do të ofrojë surpriza në të gjithë vend. Nga shifrat e dala deri më tani ka të dhëna interesante për të gjitha partitë. Në Tiranë deri më tani janë numëruar vetëm 86 kuti nga 1243.

Sa i përket Kryeqytetit duhet thënë se surpriza më e madhe është në listën e PD-së. Udhëheq kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 1645 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 1133 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 749 vota. Ndërkohë që Sali Berisha nuk është ndër më të votuarit, me 425 vota.

Ndërsa në Partinë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 3900 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 1592 i cili nuk është në listën e fituesve dhe synon futjen në Parlament me vota preferenciale. Kujtojmë se ai ka marrë në Njësinë 10 ku u bë votimi elektronik 2795 vota, por që nuk janë pasqyruar nga KQZ. Ndërkohë që Majko i cili deri tani nuk ka mandat deputeti ka vetëm 339 vota dhe rrezikon shumë. Tjetër senatore e PS-së është edhe Mimi Kodheli e cila renditet e 21-a në listë dhe deri tani ka marrë vetëm 258 vota.

Në LSI kryeson Floida Kërpaçi e LRI me 348 vota, e ndjekur nga Kryemadhi me 145 vota. LSI ka marrë vetëm 2 mandate në Tiranë.

ME TE LEXUARAT