Dragan Stojkoviç kapet sërish me gazetarët serbë për duelin me Shqipërinë: Mos më jepni leksione për patriotizmin

Sport

Dragan Stojkoviç kapet sërish me gazetarët serbë për

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, është rikthyer të flasë për atmosferën e krijuar në “Arenën Kombëtare” gjatë barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas komenteve të tij fillestare që u interpretuan në mënyra të ndryshme në mediat serbe.

Stojkoviç theksoi se komentet e tij fillestare lidheshin vetëm me atmosferën sportive dhe se nuk ishte qëllimi i tij të bënte deklarata politike:

“Unë nuk jam politikan. Fola për një atmosferë futbolli, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë. Nuk është e nevojshme të më japë kush leksione për patriotizmin. Dua të udhëheq Serbinë dhe këta djem me krenari".

Tekniku vlerësoi gjithashtu organizimin e ndeshjes, duke shtuar se çdo gjë ishte “fenomenale nga ana logjistike”.

Pavarësisht debateve mediatike që pasuan, Stojkoviç u përpoq të shmangte polemikat, duke e kthyer vëmendjen te loja dhe performanca e skuadrës së tij në fushë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion