Vijon aksioni i IKMT-së në Jug të vendit, banorët përplasen me policinë: Kjo është vrasje, nuk lirojmë pronat

Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Jug të vendit, banorët

Vijon aksioni i IKMT-së në jug të vendit ditën e sotme. Sipas raportimeve, inspektorët e IKMT-së janë zhvendosur në plazhin e Jalës për të prishur disa objekte, ku bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.

IKMT, sipas raportimeve, ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur.

Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë.

“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,”  janë dëgjuar të thonë banorët, sipas Report. Deri tani nuk bëhet e ditur se për çfarë objektesh bëhet fjalë, që IKMT ka shkuar për të prishur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion