“Dilni masivisht të dielën”, Basha nga Devolli: Votoni 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për ndryshimin!

Politikë

“Dilni masivisht të dielën”, Basha nga Devolli: Votoni 9

Kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur sot në Bilisht, pas vizitës në Korçë, ku po bën dhe takimin përmbyllës, kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet.

Basha tha se plani ekonomik i PD-së do të mundësojë që zona e Bilishtit dhe Devollit të ketë mundësi që të shesë prodhimet, dhe të mbajë të rinjtë në vend, pa qenë e nevojshme që të emigrojnë për një jetë më të mirë.

“Zonja dhe zotërinj ju e dini, tani është në dorën tuaj, vetëm në dorën tuaj, dhe unë e di që ju vendimin e keni marrë, se Devolli të dielën do të dalë masivisht në kutinë e votimit dhe voton numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj, 9 për fitoren, 9 për ndryshimin. Fitore !”, përmbylli fjalimin e tij Basha, i shoqëruar nga qindra mbështetës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion