Covid-19 nuk largohet nga PSG, infektohet edhe një tjetër lojar
Lajmifundit
/
5 April 2021, 13:02
Sport

Në klubin e PSG është infektuar me Covid-19 edhe Alessandro Florenzi, pas kthimit nga grumbullimi me kombëtaren italiane. Lajmi u bë me dije nga klubi francez, ku përmes një deklaratë zyrtare bëri të ditur se do futet në karantinë.
“Pas testit të fundit së Sars-Cov2, Alessandro Florenzi ka rezultuar pozitiv. Tashmë ai do të respketojë izolimin dhe i është nënshtruar protokollit shëndetësor.
Kujtojmë që lojtari ishte izoluar për disa ditë si masë paraprake”, shkruhet në deklaratë. Kështu kampionëve të Ligue 1 i shtohet një tjetër mungesë për duelin me Bayern Munchen ditën e mërkurë në Champions League.


