Publikohen pamjet, ja baza ushtarake ruse në Arktik

Rusia po ndërton një bazë ushtarake në Arktik dhe po teston armët e saj më të reja në rajonin tashmë pa akull, për shkak të ngrohjes globale, në një përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të hapur një rrugë kyçe transporti nga Azia në Europë.
Mësohet se ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim të veçantë për ‘super-armën’ ruse, silurën Poseidon 2M39.

Kjo do të jetë pa pilot dhe do të mundësohet nga një reaktor bërthamor.

Ndërkohë, pamjet satelitore, të publikuara nga mediat e huaja, tregojnë një ndërtim me ritme të ngadalta por të vazhdueshme të bazave ushtarake ruse, si dhe ndërtimin e armëve të reja te teknologjisë së lartë, në vijën bregdetare të Arktikut.