Adrion Pajaziti shënon gol spektakolar në Kroaci

Sport

Adrion Pajaziti shënon gol spektakolar në Kroaci

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti, shkëlqeu në javën e 28-të të kampionatit kroat, gjatë përballjes mes Hajduk Split dhe Istra 1961.

Në minutën e 51-të, Pajaziti realizoi një gol të bukur me një goditje të fortë dhe precize nga jashtë zone pas një rrotullimi teknik, duke çuar shifrat në 2-0 dhe praktikisht duke vulosur fitoren për ekipin e tij.

Ky gol vjen pas grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare nga trajneri Silvinjo për ndeshjen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës kundër Polonisë në Varshavë.

Megjithëse ishte i gatshëm për këtë përballje, Pajaziti nuk u aktivizua, ndërsa më pas luajti si zëvendësues në miqësoren me Ukrainën.

Paraqitja e tij në Kroaci konfirmon formën e mirë që mesfushori po kalon në nivel klubesh, duke rritur pritshmëritë për kontributin e tij në Kombëtare.

 

ME TE LEXUARAT